Totaj dhe ambasadori gjerman flasin për ekonominë, turizmin arsim dhe shëndetësinë

31 mars 2026 | 13:12

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin zhvilluar takim miqësor dhe konstruktiv.

“Me këtë rast diskutuam për marrëdhëniet shumë të mira ndërshtetërore dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Gjermanisë dhe Komunës së Prizrenit në të ardhmen. Në veçanti, u ndalëm te mundësitë e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe tërheqjen e investitorëve potencialë si dhe trajtuam tema të rëndësishme si arsimi, shëndetësia, turizmi dhe kultura”, ka shkruar Totaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në dy intervista të ndara për ABC News dhe Al…