Totaj e Veliaj bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

17 shkurt 2023 | 11:03

Për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe me zyrtarë të ekzekutivit, bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

“Kontributi i UÇK-së për çlirim dhe pavarësi, sakrifica e padiskutueshme e nënave, grave e burrave të Kosovës, të cilëve u jemi mirënjohës përjetësisht, përkujtohet me nderime të larta çdo 17 shkurt”.

“Do ta bëjmë maksimumin për forcimin e shtetësisë së Kosovës, pasi, fal ëndrrës së pashtershme e rrugës së pandalshme të popullit tonë për pavarësi, jetojmë të barabartë me gjithë popujt e botës, në Kosovën, shtet të lirë, të pavarur e sovran!”, ka theksuar Totaj.

Ai ka shtuar se ky ka qenë synimi dhe ideali i dëshmorëve të kombit. “E ne do ta vazhdojmë me xhelozi ta ndjekim amanetin e tyre”, ka pohuar Totaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, gruaja e heroit Agim…