Totaj: Në disa vendvotime të Prizrenit ka më shumë vota PDK-ja, në disa tjera LV-ja

14 shkurt 2021 | 21:42

Kryetari i Degës së PDK-së, Shaqir Totaj, ka thënë se në bazë të rezultateve nga terreni, në disa vendvotime fituese është PDK-ja dhe në disa vende Vetëvendosja.

Ai ka thënë se trendi i përgjithshëm i rezultateve nuk e ka anashkaluar as Prizrenin.

“Kemi rezultate nga terreni që ende s’janë finale, pas pak do të shohim saktësisht se ku qëndrojmë. Ka edhe vendvotime ku VV është më e mirë që duket se do të jetë një trend i përgjithshëm që po tregohet nëpër sondazhet. Më e rëndësishme është që zgjedhjet janë zhvilluar në nivel demokratik”.

“Janë disa vende ku ne kemi rezultat më të mirë, por janë disa vende ku është më mirë LV-ja. Trendi është pak a shumë si në nivel qendror. Por, në Prizren qëndrojmë më mirë se në komunat tjera”, ka thënë Totaj.

Megjithatë, Totaj ka thënë se shpreson rezultat më të mirë në zgjedhjet lokale duke thënë se qeverisja aktuale e Vetëvendosjes “ka treguar paaftësi”.

Totaj nuk ka treguar nëse do të urojë Vetëvendosjen në rast se fiton në këtë komunë, por tha se PDK-ja gjithmonë ka respektuar rezultatin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) deri tani ka bërë numërimin…