Totaj rikonfirmon mbështetje për komunitetin egjiptian

23 qershor 2023 | 15:29

Në vigjilje të festës së 24 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Egjiptianëve të Ballkanit, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur të premten një delegacion të prirë nga kryetari i Partisë Liberale të Egjiptianëve, Veton Berisha, me ç’rast rikonfirmoi mbështetjen e komunitetit egjiptian me të gjitha mënyrat që ka në dispozicion Komuna e Prizrenit.

Totaj ka thënë se kjo ditë synon promovimin e trashëgimisë, traditës dhe kulturës së egjiptianëve për krijimin e klimës adekuate për qasje në arsimim, punësim dhe shërbime të tjera publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Melos Zenunaj është futbollist i ri i skuadrës së…