Totaj së bashku me kryetarin qytetit turk Edirne nderojnë dëshmorët në Prizren

12 qershor 2023 | 13:49

Në 24-vjetorin e Çlirimit të Prizrenit, kryetari Shaqir Totaj, së bashku me kryetarin e qytetit turk Edirne – i binjakëzuar me Prizrenin, Recep Gürkan, zyrtarë komunalë, përfaqësues të familjeve të dëshmorëve dhe shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bënë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë.

“Dëshmorët e kombit kanë vendin më të veçantë në historinë e lavdishme të Kosovës, të cilët dhanë më të shtrenjtën, jetën, për liri. Kjo ditë na kujton sakrificën e popullit dhe organizimin e jashtëzakonshëm politik e ushtarak të vajzave dhe djemve tanë. Ju kujtojmë përherë, Lavdi!”, u shpreh me këtë rast kryetari Totaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…