Tottenhami mezi e mposhti WBA-në

08 nëntor 2020 | 14:53

Tottenham Hotspur me shumë vështirësi ka arritur të marrë tri pikë në ndeshjen ndaj West Bromwich Albion (0-1), në kuadër të Premier Ligës.

Skuadra e Jose Mourinhos nuk u dorëzua në kërkim të fitores, të cilën e arriti dy minuta pa përfunduar koha e rregull e ndeshjes. Sulmuesi Harry Kane ishte ai që vendosi fatin e kësaj ndeshje, duke shënuar me kokë për rezultatin 0-1.

West Bromwich Albion është e pozitën e tetëmbëdhjetë me tri pikë, kurse Tottenhami merr vendin e parë me 17 pikë.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është një nga aktoret më të dashura dhe më…