Tovërlani: Në Kosovë s’transferohen futbollistët faktorë nga Shqipëria dhe Maqedonia

04 shkurt 2019 | 16:04

Trajneri i njohur kosovar, Afrim Tovërlani, ka komentuar numrin e madh të futbollistëve që janë transferuar në janar nga ligat e tjera drejt Superligës së Kosovës.

Për “Sportin Total” në KTV, Tovërlani ka thënë se nuk ka futbollistë që kanë qenë faktorë në ligën e Shqipërisë dhe të Maqedonisë e që vijnë për të luajtur në Kosovë. Sipas tij, transferimet që vijnë nga këto liga janë futbollistë që s’kanë pasur kontratë afatgjate, apo që nuk kanë qenë lojtarë kyç të skuadrave të tyre.

“S’ka futbollist të mirë të Shqipërisë që vjen në Kosovë. Nuk e lejojnë. As ata nga Maqedonia. Të gjitha transferet janë transfere të zorit, se është dashur të transferohen futbollistë të ndonjë reparti a diçka tjetër, por pa keqkuptim, s’janë futbollistë që ishin faktorë në ekipet e tyre”, ka thënë ai.

Tovërlani, që u lagua nga Ferizaj në mes të edicionit, ka treguar se ka pasur oferta nga klube tjera, por ka thënë se nuk do të kthehet deri në qershor. Ka shtuar se do të kthehet kur të sheh se një ekip serioz ka planifikim serioz.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Visar Ymeri, në emër të…