A e kemi bombën atomike në Tasligje? – Valon Syla për përfshirjen e Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë

18 prill 2024 | 22:09

Gazetari, Valon Syla, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për përfshirjen në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut.

Ai ka thënë se sjellja e Qeverisë së Kurit është sikur “ta kishim bombën atomike në Tasligje”.

“A është maru Kosova për me u përzi vende tjera, a jemi ne superfuqi botërore. Apo e kemi bombën atomike në Tasligje”, ka deklaruar si në “Pressing” të T7.

“Kjo është një çmenduri politike, më s’ka rëndësi a agjendë. Dëmi është bërë. Ne jemi bërë qesharakë. Maqedonia po kesh me neve, ashtu edhe Greqia e Mali i Zi”.

“A do të ndikojë kjo në Maqedoni nuk e di, për Kosovën e di që do të ndikojë negativisht”, ka thënë Syla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vërtetësia është një vlerë thelbësore në shumë kultura, megjithatë individët…