“Tradhtinë s’e fal kurrë”, Atdhe Xharavina reagon për ribashkimin e Borës e Donaldit

22 maj 14:39

Ish-konkurrenti i Përputhen, Atdhe Xharavina, në një intervistë për së fundmi ka sqaruar statuset e dyshimta në rrjetet sociale, të cilët ndjekësit i konsideruan si thumbim ndaj “ribashkimit” të Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.

Për “News24”, Atdheu ka komentuar dhe për ribashkimin e mundshëm dhe të shumë komentuar të moderatores Bora Zemani dhe aktorit Donald Veshaj.

“E kam thënë në fillim që do ribashkohen, e duan shumë njëri-tjerin, suksese ju uroj, unë kam qejf t’i shikoj mirë”, u shpreh Atdheu duke sqaruar dhe postimet në Instagram.

“Sa postoj diçka e lidhin me diçka tjetër. E kam thënë që nuk i bëj kastile, por nëse ka ndodhur një gjë për momentin pse duhet të pres 3 ditë derisa të harrohet që të postoj unë te Instagrami im. Njerëzit e keqkuptojnë”, u shpreh Atdheu për ‘FitStation’.

Atdheu zbuloi se çfarë nuk do të bënte kurrë në emër të dashurisë.

“Më parë vras veten, nuk kthehem te ai person që më ka tradhtuar. S’ka arsye pse ta fal, se nëse e fal ka për ta bërë sërish, njoh shumë persona që kanë bërë prapë”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Kanë të Francës ka filluar…