Tradita vazhdon, SBAShK-u i çon anëtarët në pushim

17 qershor 2025 | 12:23

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka njoftuar se me organizimin e tyre sot (e martë) grupi i parë i anëtarëve të sindikatës është nisur për pushime në bregdetin shqiptar.

Në njoftimin e SBAShK-ut është thënë se edhe këtë vit po vazhdon traditën e organizimit të pushimeve për anëtarët e saj, si shenjë vlerësimi dhe respekti për përkushtimin e tyre shumëvjeçar në arsimimin dhe edukimin e brezave.

“Ky aktivitet, i cili ka filluar me grupin e parë prej 130 pushuesve, do të vazhdojë edhe me dy grupe të tjera që do të nisen më 22 dhe 29 qershor. Në total, këtë vit do të përfshihen 437 anëtarë të sindikatës. Sikurse çdo vit, edhe këtë herë SBAShK-u ka përfshirë në këtë aktivitet anëtarë nga mbarë vendi, përfshirë edhe katër bashkëkombës nga Bujanoci. Pushimi do të zgjasë pesë ditë”, ka njoftuar SBAShK-u.

Më tutje, sipas këtij njoftimi është thënë se përzgjedhja e pjesëmarrësve është bërë nga shoqatat sindikale në bazë të kritereve të përcaktuara nga Këshilli Drejtues i SBAShK-ut.

Me këtë rast, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se është krenar që ky aktivitet po vazhdon sepse është shprehje e mirënjohjes për angazhimet e vazhdueshme e maksimale të këtyre pushuesve në shërbim të arsimit dhe kulturës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik të Kosovës (BDI), Ali Ahmeti, mbrëmë…