Trafiku Urban pëson ndryshime në linja për shkak të lojës Kosovë – Turqi
30 mars 2026
| 12:38
Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se më 31 mars dhe 1 prill linja e autobusëve “1A” që lidh Aeroportin me Stacionin e Autobusëve do të ketë nisje çdo orë nga ora 06:00 deri në 24:00.
Ky ndryshim vjen për shkak të rritjes së kërkesës gjatë ndeshjes Kosovë – Turqi.
“Në përputhje me rritjen e fluksit të udhëtarëve gjatë zhvillimit të ndeshjes Kosovë – Turqi, në bashkëpunim me Trafikun Urban, më 31 mars dhe 1 prill do të shtohen nisjet e linjës ‘1A’ në drejtim Aeroport – Prishtinë dhe anasjelltas”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
Qytetarët janë këshilluar të planifikojnë udhëtimet me kohë për të shmangur vonesat dhe për të përfituar nga shtimi i nisjeve.



