Trafiku urban tregon oraret e autobusëve për ditët e festave

30 dhjetor 2019 | 17:45

Trafiku Urban ka njoftuar qytetarët e Prishtinës për oraret e autobusëve gjatë ditëve të festave

Përmes një postimi në “Facebook”, Trafiku Urban ka treguar se për shkak të atmosferës festive dhe programit “Prite N’shesh” të organizuar nga Komuna e Prishtinës, autobusët e Trafikut Urban të linjave që përshkojnë qendrën, do të operojnë me orar të zgjatur.

“Njoftohen qytetarët se në mbrëmjen e dt. 31 dhjetor, autobusët e linjave 1, 3, 4 dhe 7C, pas përfundimit të orarit të rregullt do të vazhdojnë deri në mëngjesin e dt. 1 janar – deri në ora 03:00. Te gjitha informatat janë përfshirë në tabelën e publikuar në vijim dhe gjithashtu në dispozicion janë koordinatorët e qarkullimit të cilët ofrojnë informata të drejtpërdrejta në çdo kohë përmes telefonave: 045 10 11 22; 045 10 11 23; 045 10 11 28”, thuhet në njoftim e Trafiku Urban.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KEDS dhe KESCO njofton se kanë siguruar energjinë e mjaftueshme…