Tragjedi në Gjermani, kryefamiljari shqiptar shuan familjen

18 dhjetor 2020 | 08:40

Në Iselburg, Gjermani, ndodhi një tragjedi brenda familjes. Një kryefamiljar nga Kosova vrau gruan dhe vajzën e tij, pastaj veten.

“Sipas njoftimeve fillestare, 51-vjeçari donte të vriste gruan dhe dy fëmijët e tij. Para incidentit, ai informoi të njohurin e tij, të cilët më pas thirrën policinë. Zyrtarët ligjzbatuese gjetën trupin e pajetë të gruas së tij 46-vjeçare dhe vajzës 17-vjeçare në apartament. Vajza tjetër, në moshën 14 vjeçe, shpëtoi e padëmtuar”, tha Martin Bokenhart, kryeprokurori i qytetit.

Autoritetet vlerësojnë se 51-vjeçari së pari vrau gruan e tij, pastaj vajzën e tij 17-vjeçare dhe pastaj u vetëvar, raportoi “Bild”.

Vajzë 14-vjeçare dha informacionin e parë në lidhje me krimin. Dyshohet se motivi i vrasjes dhe vetëvrasjes ka qenë divorci i mundshëm mes bashkëshortëve.

“14-vjeçarja është në një gjendje të qëndrueshme dhe po merret në pyetje nga policia. Kur mbërriti policia, vajza ishte në një dhomë të mbyllur jashtë”, tha Bokenhart.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka folur rreth kontakteve që…