Tragjedi në Itali, një 18-vjeçar shqiptar humb jetën duke ngjitur në mal

28 shkurt 2021 | 23:14

Një 18-vjeçar me origjinë shqiptare humbi jetën duke u ngjitur në një mal në Itali.

Sipas mediave italiane, i riu jetonte prej vitesh në Lunigiana.

Ndërsa nga të dhënat e deritanishme, i riu mësohet se rrëshqiti për shkak të dëborës dhe terrenit të vështirë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në praninë e miqve të tij të cilët lajmëruan menjëherë autoritetet dhe familjarët.

Autoritetet italiane tentuan që të shkonin me helikopter gjatë mbrëmjes së të shtunës, por era e fortë e bëri të pamundur ngritjen e tij. Ishin ekipet e shpëtimit, të cilët nxorën trupin këtë pasdite.

Trupi u transportua më pas me helikopterin Pegaso 3 në Pontremoli ku banonte 18-vjeçari. Sipas informatave mësohet se 18 vjeçari është nga Shqipëria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është ndarë nga jeta skenaristi dhe regjisori i mirënjohur Kujtim…