Tragjedia në Zvicër, zjarri dyshohet se u shkaktua nga qirinjtë festivë nëpër shampanja

02 janar 2026 | 17:05

Beatrice Pilloud, prokurore e përgjithshme e kantonit Valais, për rastin tragjik të zjarrit në një bar të Zvicrës, tha se gjithçka i çon të besojnë se zjarri nisi nga qirinj festivë që ishin vendosur mbi shishe shampanje.

Si pasojë, flakët u përhapën shumë shpejt. Ajo shton se janë siguruar dhe analizuar video, si dhe janë intervistuar disa persona, shkruan BBC.

“Për momentin supozojmë se zjarri është shkaktuar nga fishekzjarre të vegjël të vendosur mbi shishe shampanje, të cilët u afruan shumë pranë tavanit”, ka deklaruar prokurorja.

“Kjo bëri që zjarri të përhapej shpejt. Dëshmitë fillestare janë siguruar në vendngjarje.”

Zjarri përfshiu barin në orët e para të Ditës së Vitit të Ri, duke shkaktuar vdekjen e rreth 40 personave dhe plagosjen e 115 të tjerëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë ka njoftuar se ka zhvilluar një mbledhje…