Operacion i suksesshëm – si inteligjenca ukrainase mashtronte shërbimet ruse me komandantin ‘e vdekur’ rus që Iufton për Ukrainën?

02 janar 2026 | 11:00

Komandanti i Korpusit Vullnetar Rus, Denis Kapustin, rezulton të jetë gjallë, njofton inteligjenca e Ukrainës në një deklaratë të fundit.

Kapustin, i njohur për rolin aktiv në radhët e luftëtarëve opozitarë rusë, ishte raportuar më parë si objekt i një operacioni për likuidim nga shërbimet sekrete ruse.

Kyrylo Budanov, kreu i inteligjencës ukrainase, u shpreh se uron komandantin e Korpsit Vullnetar Rus dhe ekipin e tij të inteligjencës për suksesin e një mashtrimi të sofistikuar.

Sipas raportimeve, ekipi ukrainas arriti të mashtrojë shërbimet e sigurisë ruse, duke i bërë ato të paguanin 500 mijë dollarë për një “eliminim” të rremë të Kapustinit.

Ky operacion jo vetëm që dërgon një mesazh të fuqishëm për aftësitë e inteligjencës ukrainase, por gjithashtu dobëson moralin dhe besueshmërinë e shërbimeve ruse.

nivelin e lartë të aftësive të operacioneve të inteligjencës ukrainase dhe rëndësinë e përdorimit të strategjive të avancuara për të ndikuar mbi kundërshtarët.

Suksesi i këtij operacioni, i cili duket si një “luftë psikologjike”, mund të ketë pasoja afatgjata për dinamiken e brendshme në radhët e forcave të Rusisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Valon Murtezaj, profesor universitar në Paris Viti 2026 është…