Trajnerët e Kosovës në Turqi

30 nëntor 2022 | 15:20

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka marrë ftesë nga Federata e Basketbollit të Turqisë, ku nga 1 deri më 4 dhjetor, katër trajnerë të Kosovës do të qëndrojnë në Stamboll, me qëllimin “Vizita Vëzhguese e Trajnerëve”.

Në kuadër të aktivitetit të Vizitës së Vëzhgimit të Trajnerëve, është planifikuar të vëzhgohet nga afër Federata e Basketbollit e Turqisë, strukturat sportive dhe ambientet e klubeve më të mëdha evropiane, si dhe të pwrcillen nga afër ndeshjet e basketbollit.

Nga Kosova do të marrin pjesë: Driton Obërtinca, Tokjona Rexhaj, Elbesar Gështenja dhe Granit Makolli.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të Projektit FIBA YDF “Youth Development Fund”, ku bënë pjesë edhe Federata e Basketbollit e Kosovës.

Ky projekt është planifikuar që të krijojë përvojë ndërkombëtare për komunikim kulturor për fëmijët e përzgjedhur, trajnerët dhe menaxherët të cilët kanë potencial në basketboll.

Projekti i mbështetur nga FIBA është i akorduar së bashku me Federatat nacionale të Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Maqedonisë Veriore. Pjesëmarrës të projekteve do të jenë vajzat dhe djemtë të grupmoshave U-12 dhe U-13 të cilët kanë potencial dhe talent për tu bërë basketbollist/e në të ardhmen.

FBK dhe FIBA YDF kanë bashkëpunim që nga viti 2016, bashkëpunim ky, i cili ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale tek lojtarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona bën “prapa-kthehu”. Klubi po projekton rinovimin me Sergio Busquets,…