Trajneri i Atalantës: Ky është viti i Interit

09 mars 2021 | 11:27

Atalanta është një realitet fantastik prej vitesh. Ekipi i Gian Piero Gasperinit zhvillon një futboll ofensiv dhe shumë të bukur, duke mos marrë parasysh kë kundërshtar ka përballë.

Njësoj edhe ndaj Interit, por skuadra nga Bergamo u godit nga një episod i vetëm.

Milan Skriniar i dha fitoren Interit kryesues, që ia doli të marrë tre pikët edhe falë një super Handanoviq. Trajneri i Atalantës vlerësoi paraqitjen e djemve të tij në prononcimin pas ndeshjes, teksa e pranon se ky është sezoni i Interit.

“Sigurisht që ishim ne ata që e kontrolluam ndeshjen. Humbëm për shkak të një goditje këndi, ishim të pafat sonte. Në pjesën e parë patëm dy raste të pastra për të shënuar. Jemi të kënaqur me ndeshjen që luajtëm, por rezultati nuk na pëlqen. Nuk e meritonim humbjen, por ky është viti i Interit, duket qartë. Ka raste kur të mjafton edhe një gjuajtje për të fituar ndeshjen. Krijuam disa raste, teksa u treguam të aftë duke mos e lejuar Interin të na kapte në kundërsulm pas golit”, ka thene Gasperini.

“Dalim më të fortë nga kjo ndeshje, por sigurisht që jemi të zemëruar për humbjen. Po përballemi me më të mirët, luajmë gjithçka në pak ditë. Po flasim për skuadra të shkëlqyera si Interi dhe Real Madrid. Beteja vazhdon”, ka shtuar Gasperini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri në detyrë Avdullah…