Trajneri i futbollit lë nam – Godet me kokë në fytyrë gjyqtaren anësore (VIDEO)

11 prill 2022 | 20:17

Një menaxher futbolli që goditi me kokë një gjyqtaren anësore në fushë është shkarkuar.

Incidenti i turpshëm ndodhi në pjesën e parë në ndeshjen mes të rinjve brazilianë të Desportivo Ferroviaria dhe Nova Venecia të dielën pasdite. Pasi arbitri Arthur Gomes Rabelo fryu bilbilin për të sinjalizuar fundin e pjesës së parë, menaxheri i Desportivo, Rafael Soriano hyri në fushë për të kundërshtuar vendimin.

Soriano filloi të kundërshtonte gjyqtaren dhe mori një karton të verdhë për këtë. Anësorja Marcielly Netto, u përpoq ta ndante atë nga Rabelo. Por Soriano humbi gjakftohtësinë dhe goditi me kokë gjyqatren në fytyrë.

Netto u pa duke shtrënguar hundën e saj ndërsa arbitri kryesor sinjalizoi menaxherin të turpëruar të largohej nga fusha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 20% e ushtarëve rusë të konfirmuar të…