Trajneri i Kilit: Kjo skuadër e dëshiron Vidalin

21 prill 2020 | 10:47

Arturo Vidal me shumë mundësi do të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere. Mesfushori kilian nuk ka pasur shumë hapësira këtë sezon dhe diçka e tillë e ka mërzitur së tepërmi.

Trajneri i Kilit, Reinaldo Rueda, ka folur në lidhje me të ardhmen e lojtarit të tij dhe mendon se ka shanse që të kthehet sërish në Itali. Vidal mund të ketë një rikthim në Serie A pas aventurës me Juventusin.

“Arturo është një lojtar fenomenal. Ai e ka treguar veten në Gjermani, Itali dhe Spanjë. Ai ka treguar karakter, personalitet, dhe aftësi të mira fizike dhe teknike. Ai është një monstër. E ardhmja? Vidal ka shanse të rikthehet në Itali, nga krahu tjetër Dortmundi është treguar shumë, shumë i interesuar për shërbimet e tij”, ka thënë trajneri për Sport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqetësimi global për përhapjen e virusit “Korona” po rritet, e…