Trajneri i Kosovës: Kemi mungesa të shumta, do të tregojmë performancë të mirë

08 qershor 2022 | 17:20

Kosova nesër në mbrëmje përballet me Irlandën e Veriut në stadiumin “Fadil Vokrri”. Një ditë para kësaj ndeshje, trajneri Alain Giresse ka thënë se “dardanët” kanë mungesa të mëdha për këtë ndeshje, por ka premtuar se Kosova do të tregon performacë të mirë.

“Ndodhemi në situatë të veçantë. Vlen të përmendet mungesa e dy lojtarëve që u ndëshkuan me karton të kuq. Këta dy lojtarë që i shtohen listës së mungesave dhe atyre që nuk janë grumbulluar, me ç’rast jemi në vështirësi në pozicione të caktuara, pasi lojtarët që mungojnë janë të rëndësishëm në pozitat e tyre. Mirëpo, pa dyshim se ne do të tentojmë t’i përshtatemi situatës ku ndodhemi dhe të tregojmë performanca sa më të mira”, u shpreh Giresse.

“Pa dyshim mungesat që i kemi do të sjellin ndryshime në ekip, sidomos krahu u majtë i mbrojtjes. Sa i përket Vedat Muriqit, do të shohim situatën e tij sot, se a do të jetë gati për lojën e nesërme”, ka shtuar Giresse.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Christiane Hohmann është emëruar kryetare e Delegacionit të BE-së në…