Trajneri i Lazios: Në Bayern na pret ndeshje ferri

16 shkurt 2024 | 10:36

Lazio shënoi fitore në ndeshjen e parë të 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munchenit (1-0), por trajneri Maurizio Sarri qëndron me këmbë në tokë. Ai ka thënë se asgjë nuk ka përfunduar, se e pret skuadrën e tij një ndeshje e fortë në Munchen.

“Fituam kundër një prej skuadrave më të forta në Evropë, por jemi disi të dëshpëruar pasi mund të shënonim më shumë në fund. Më pëlqeu mënyra, kompaktësia dhe shpirti i ekipit, por jemi të vetëdijshëm se në Munchen na pret ferri”, u shpreh Sarri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Rusia mund të pushtojë…