Trajneri i Mallorcas me lëvdata për Muriqin

28 gusht 2022 | 13:18

Trajneri i Mallorcas, Javier Aguirre, ka folur për Vedat Muriqin. Këtë sezon sulmuesi kosovar e ka nisur shumë mirë me Mallorcan.

Në tri ndeshje sa ka zhvilluar, ai ka shënuar dy gola.

Mbrëmë ishte vendimtar në fitoren e ekipit të tij ndaj Rayo Vallecanos.

E trajneri i Mallorcas nuk ka kursyer lëvdatat për kosovarin, duke thënë se është në një kohë të mirë.

“Muriqi është në një moment të mirë. Ai është i përkushtuar ndaj ekipit”, ka thënë Aguirre.

Këtë merkato skuadra spanjolle ka blerë kartonin e kosovarit nga ekipi i Lazios, për 9.5 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në mbledhjen e…