Trajneri i Portugalisë: Ronaldo është shembull si kapiten

06 dhjetor 2022 | 23:21

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos ka dhënë prononcimin e zakonshëm pas fitores me Zvicrën, triumf ky që i jep një biletë për në çerekfinalen e Botërorit. Në mes të shumë pyetjeve, ishte edhe ajo për marrëdhënien me Cristiano Ronaldon, futbollist të cilin e la në stol sot.

“Nuk ka problem me kapitenin e Kombëtares. Ne kemi qenë miq prej shumë vitesh, kemi folur para ndeshjes dhe ai nuk ka pasur asnjë problem me vendimin tim. Cristiano është shembull si kapiten. Ndeshja tjetër? Të shohim”, ka thënë ai.

“Ishte një paraqitje e mire nga ne, bëmë një lojë e shkëlqyer dhe lojtarët janë për t’u përgëzuar. Tani është e nevojshme të zbresim me këmbë në tokë. Ishte e mrekullueshme, e shkëlqyer, por kemi tre ndeshje tjera dhe kemi edhe një pas katër ditëve”, ka shtuar Santos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar ditën e sotme vijën…