Trajneri i Prishtinës: Titullin ia dedikojmë ‘Plisave’

16 maj 2021 | 17:30

FC Prishtina e ka fituar titullin e kampiones pas tetë vitesh. Trajneri Zekirija Ramadani ka thënë se ky titull është i veçantë për faktin e i ka munguar skuadrës për shumë vite, derisa ia ka dedikuar “Plisave”.

“Çdo titull ka shijen e vet por mungesa prej tetë vitesh e bënë këtë titull edhe më të veçantë. Ky titull i ka munguar shumë vite ekipit tonë dhe më së shumti i kemi gëzuar qytetarët e Prishtinës dhe ‘Plisat’.  Këtë titull ia dedikojmë ‘Plisave’ të cilët na kanë qëndruar afër gjithmonë. Për të ardhur deri te kjo ndeshje kemi kaluar shumë sfida momenti kyç pas humbjes ndaj Drenicës ku morëm mbështetje maksimale pasi ishte vështirë pasi krijuam rezultate negative dhe shumë stres mirëpo besimi i tyre u shpërblye me titull kampion”, ka thënë Ramadani.

Prishtina ka grumbulluar 78 pikë, kurse Gjilani është në vendin e katërt me 48 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kujtime nga: Sadik Zeqiri Më 16 maj 1999, ditë e…