Trajneri i Sivassporit: Asistentit tim i vdiqën 15 persona nga familja

07 shkurt 2023 | 10:46

Trajneri i klubit turk të Sivasspor, Riza Calimbay foli për dy tërmete me magnitudë 7.9 dhe 7.5 ballë të shkallës Rihter që lanë mijëra të vdekur në Turqi dhe në Siri. Për BeIn Sport, Calimbay ka thënë se ish-ndihmësi i tij që punon me Hatayspor ka humbur 15 persona nga familja.

“Është një ngjarje shumë e trishtueshme. Jemi në Sivas, por jemi gjithashtu mjaft të tronditur. Nuk ka asgjë për të bërë. Sapo u zgjova në mëngjes, telefonova ish-asistentin tim Cengiz, i cili aktualisht punon në Hatayspor dhe më foli për situatën atje. Atij i vdiqën 15 persona nga familja”, ka treguar Calimbay.

Më pas trajneri i Sivasspor u ndal edhe te mesazhet dhe aksioni në ndihmë të të prekurve nga tragjedia.

“Thirrja e Volkan Demirelit është domethënëse. Ai ishte shumë emocionues, e tha me lot. Është një ditë vërtet e trishtuar dhe e trazuar. Ne do të ndihmojë si klub, institucionet dhe organizatat duhet të na afrohen në mënyrën e duhur. Ne do të bëjmë më të mirën tonë”, ka shtuar trajneri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për fat të mirë, ish-futbollisti i Chelsea dhe Newcastle, Christian…