
Trajneri i Suedisë: Kosova ka ekip të mirë, por barazimi nuk është i mjaftueshëm për ne
Pas fitores minimale ndaj Gjeorgjisë, Suedia nesër e zhvillon ndeshjen e dytë në kuadër të fazës eliminatore për Kampionatin Botëror Katar 2022 ndaj Kosovës.
Ekspedita suedeze sot ka arritur në Prishtinë, ndërsa po mbajnë edhe konferencën para ndeshjes.
Trajneri i Suedisë, Janne Andersson tha se Kosova ka ekip të mirë, por barazimi nuk do të ishte i kënaqshëm për ta.
“Kosova ka ekip të mirë. Ne do të mundohemi të luajmë mirë në mbrojtje dhe më pas të sulmojmë. Barazimi nuk do të ishte i kënaqshëm pasi që ne gjithmonë synojmë të fitojmë. I njohim disa lojtarë të Kosovës, janë mjaft cilësorë. Ne e shënuam vetëm një gol në ndeshjen e fundit, shpresoj që tash të shënojmë më shumë. Duhet të jemi të kujdesshëm, të vëmendshëm. Duhet të luajmë më mirë sesa ndaj Gjeorgjisë”, ishin fjalët e Andersson
Ndeshja e Suedisë ndaj Kosovës zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.