Trajneri Mezani dhe gjashtë futbollistë janë testuar për Covid-19

21 maj 2020 | 20:49

Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani dhe gjashtë futbollistët janë testuar për koronavirus.

Sipas njoftimit të skuadrës nga Anamorava të gjithë të tatuarit kanë rezultuar negativ, kurse të njëjtit mund të vazhdojnë izolimin në qendrën studentore në Prishtinë.

Njoftimi i plotë nga skuadra e Gjilanit:

Sot, futbollistët tanë Oltion Rapa, Shkëlzen Ruçi, Gerhard Progni, Fjoart Jonuzi, Sebino Plaku, Franc Veliu dhe kryetrajneri Gentian Mezani, kanë kryer testet për COVID-19 dhe të cilët të gjithë kanë rezultuar negativ.
Testet e kryera sot, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës, u japin dritën e gjelbër futbollistëve dhe kryetrajnerit, që pas një jave në izolim në qendrën studentore në Prishtinë, të lirohen dhe të vazhdojnë izolimin në shtëpitë e tyre.
Gjithashtu pas testimeve të kryera ditën e djeshme në Maqedoni dhe Mal të Zi, kanë rezultuar negativ edhe futbollistët, Muhamed Useini dhe Darko Nikaç.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka thënë se partia e…