Trajneri Rama largohet nga Besa, befason me klubin e ri

16 gusht 2020 | 16:01

Trajneri Miftar Rama është larguar nga Besa e Pejës, pasi e riktheu në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Rama është rikthyer në skuadrën e Beharit që bën gara në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll.

“Miftar Rama – ‘Mika’ pas suksesit si trajner në Besën e Pejës, inkuadrimin në Superligën e Kosovës, rikthehet në Vitomiricë ku ishte në edicionin 2018/19. FC Behar nën drejtimin e trajnerit Rama, synim do ta ketë inkuadrimin në Ligën e Parë”, thuhet në njoftimin e FC Behari.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten mbrëma në qytetin e Ferizajt ka ndodhur një…