Transformimi i pabesueshëm i miliarderes 23-vjeçare

09 shtator 2020 | 11:31

Kylie Jenner ka publikuar në rrjetet sociale një video ku tregon prapaskenat gjatë realizimit të fotove për koleksionin e saj të kozmetikës “Sailor Summer”, që u lançua më 31 gusht.

Fansat e saj mbetën pa fjalë nga ylli 23-vjeçar, nga transformimi nga pa make-up e më pas e kuruar deri në çdo detaj.

Ylli i “Keeping Up with the Kardashians” zbuloi përmes videos se gjithashtu kishte marrë masa për shkak të Covid-19, ku ekuipazhi i saj mbante në fytyrë maska mbrojtëse.

Njëkohësisht Kylie zbuloi se “të merresh me realizimin e fotove në këtë kohë pandemie është me të vërtetë e vështirë”. Si pasojë, i gjithë stafi i saj ka bërë tamponin një ditë para se të nisnin xhirimet.

“Bëmë tamponin që secili nga ne të ndihet rehat. Kemi një set të mbyllur e prandaj edhe një minimum të njerëzve. Pastaj të gjithë kontrollojnë temperaturën para se të futemi brenda ambienteve të punës”, ka sqaruar Kylie.

Pa dhe me make-up, transformimi i pabesueshëm i miliarderes

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri dhe kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, ka thënë se…