Ujkani: Rezultati ndaj Greqisë nuk ishte ai që e donim
09 shtator 2020
| 11:30
Portieri dhe kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, ka thënë se rezultati i arritur ndaj Greqisë (1-2), në stadiumin “Fadil Vokrri”, nuk ishte ai që e dëshironin futbollistët “dardanë”.
“Nuk ishte rezultati që donim. Të gjithë jemi bashkë për vendin tonë. Së bashku jemi më të fortë”, ka thënë portieri i Torinos, i cili pas një kohe të gjatë është rikthyer titullar në formacionin e Kosovës.



