Transgjinorja Linda Rei lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4

25 nëntor 2025 | 08:03

Banorja Linda Rei është tërhequr përfundimisht nga gara e Big Brother VIP Kosova 4.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet Vëllai i Madh, teksa zarfin para banorëve e lexoi Ibo Deli.

Transgjinorja Linda Rei la shtëpinë sepse shprehu hapur pakënaqësinë në spektaklin ‘pime’ rreth mënyrës sesi produksioni e kishte trajtuar sëmundjen e saj – diabetin.

Ajo tha se kishte kërkuar të shihte edhe psikologen, por një gjë e tillë i ishte mohuar brenda shtëpisë.

Alaudini gjatë debatit me të në spektaklin e së hënës i mohoi akuzat dhe së bashku me produksionin bën ç’mos për ta bindur që ajo të qëndrojë, por mesa duket Linda nuk ka dashur të vazhdojë garën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mirëpritur ndryshimet e propozuara në…