Trazirat në SHBA, civilët e armatosur mbrojnë dyqanin nga plaçkitësit

31 maj 2020 | 09:20

Katër civilë të armatosur ma automatikë u panë të rrinin në gatishmëri para një dyqani në Mineapolis, ndërkohë që zhvillohej protesta për vdekjen e një njeriu me ngjyrë pasi një polic i bardhë i vuri gjurin në qafë, në Mineapolis.

“Ne ishim edhe dje, në vendin ku nisi protesta. I keni parë të dhënat që mbajnë policët. Ka më pak mundësi që ata të shkelin të drejtat e njerëzve, kur ka amerikanë të tjerë të armatosur me ta”, tregon njëri prej tyre në një video të postuar në rrjetet sociale.

Ata tregojnë se mbështesin protestën dhe duan drejtësi për George Floyd, por janë kundër dhunës dhe plaçkitjes së bizneseve. “Ndërsa po ecnim dikush na tha që ca djem po mbronin biznesin e tyre. Shkuam për të parë nëse atyre iu duhej ndihmë dhe pamë që ata po përpiqeshin të mbanin plaçkitësit jashtë dyqanit të tyre, sepse policët nuk mund të vinin këtu. Kështu që mendova, para se të kishte policë, kishte thjesht amerikanë. Kështu që ja ku jemi”, thotë personi tjetër në video.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brazili konfirmoi edhe 956 persona të vdekur nga virusi korona…