Tre filma të Kosovës shpërblehen në Festivalin “goEast” të Gjermanisë

12 maj 2020 | 08:16

As në kohë pandemie filmat vendorë s’kanë të ndalur. “Në mes”, nën regji të Samir Karahodës, të hënën ka marrë çmimin kryesor në kategorinë e filmave të shkurtër në Festivalin e Filmit të Evropës Qendrore dhe asaj Lindore “goEast” në Wiesbaden të Gjermanisë.

Dokumentari në zhvillim i More Raçës, “Home is where the films are”, është shpërblyer me grantin për hulumtim “Renovabis Research Grant”, kurse filmi i metrazhit të gjatë “Zana“, nën regji të Antoneta Kastratit, ka marrë çmimin e televizionit “3sat”.

Edicioni i 20-të i festivalit “goEast” është mbajtur online nga dita e 5-të e këtij muaji dhe ka përfunduar të hënën, kur është mbajtur edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se një zyrtar i saj…