Tre hajdutë me armë grabisin mbrojtësin Smalling

16 prill 2021 | 16:03

Të enjten në mbrëmjen kur lojtarët e Romës festonin kualifikimin për në gjysmëfinalet e Ligës së Evropës, mbrojtësi i verdhekuqve, Chris Smalling është përballur me një aventurë të pakëndshme.

Tre njerëz të armatosur janë futur në shtëpinë e tij në zonën Appia të Romës dhe nën kërcënim e kanë detyruar mbrojtësin anglez të hapë kasafortën prej ku kanë arritur të marrin disa orë ‘rolex’ dhe sende të tjera me vlerë.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia italiane, që ka nisur edhe hetimet për të zbuluar hajdutët, ndërsa mësohet se në shtëpi kanë qenë vetëm mbrojtësi anglez dhe bashkëshortja e tij, të cilët nuk janë lënduar fizikisht nga grabitja, por thjesht kanë pësuar tronditje.

Mbrojtësi Chris Smalling nuk ishte në dispozicion të trajnerit Fonseca për ndeshjen ndaj holandezëve të Ajax, për shkak të një problemi muskulor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga…