Bahtiri viziton shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Suharekë

16 prill 2021 | 16:02

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari, Faruk Mujka, gjatë ditës së sotme ka  vizituar shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit”, në qytetin e Suharekës.

Në këtë takim kryetari Bahtiri është pritur nga kryetari i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, hoxhë Halil Kastrati, të cilin e ka falënderuar për kontributin e tij dhe të shoqatës, si dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për punën e jashtëzakonshme që po bëhet në këtë shtëpi.

“Falë angazhimit dhe zemërgjerësisë suaj sot këta të moshuar kanë një vend të ngrohtë e të dashur për të qëndruar, e kjo tregon vlerën tuaj të lartë humane e njerëzore për të ndihmuar familjet në nevojë nga të gjitha trevat shqiptarë”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Ai më tutje ka qëndruar pranë të moshuarve, me të cilët ka shkëmbyer momente të veçanta, si dhe ka ndarë për secilin nga një dhuratë simbolike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) është duke u angazhuar në mënyrë intensive…