Tre leopardë pozitive me Covid-19 në SHBA

12 dhjetor 2020 | 23:29

Pas luanëve, tigrave, vizonëve dhe disa qen e mace, këtë herë janë infektuar me Covid-19 tre leopardë dëbore në kopshtin zoologjik të Luisvill në Kentaki. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i strukturës Xhon Ualczak me anë të një video mesazhi në “Facebook”.

Dy meshkuj dhe një femër rezultuan pozitivë pasi kanë qenë në kontakt me një punëtor i cili ishte asimptomatik. Të tre kanë simptoma të lehta, kollë të thatë dhe lodhje. Drejtoria e kopshtit zooogjik është e bindur se ata do ta marrin veten shumë shpejt.

Leopardët janë specia e gjashtë e kafshëve që infektohen pasi një tigri dhe 8 luanëve si dhe një numri qensh dhe macesh. Por dhe vizonësh. Në Danimarkë janë vrarë 17 milionë vizon pasi disa ekzemplarë kishin rezultuar pozitivë ndaj një mutacioni të virusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infektologu Valbon Krasniqi ka folur rreth planeve kundër përhapjes së…