Tre mjekë sulmohen nga qentë endacak

21 prill 2022 | 13:59

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë sulmuar tre mjekë nga qentë endacak,  dy në oborrin e QKUK-së dhe një jashtë QKUK-së.

“ShSKUK-ja ka kërkuar dhe  në vazhdimësi dhe kërkon nga organet kompetente që të trajtojnë me prioritet çështjen e  qenve endacak brenda oborrit të QKUK-së. Po ashtu, konfirmojmë se tre mjekët kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor në kuadër të QKUK-së”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesja e Parlamentit Evropian gjatë një debati në Komisionin e…