Tre persona arrestohen në Suharekë për privim të kundërligjshëm nga liria
Tre persona janë arrestuar në Duhël të Suharekës nën dyshimin për veprën “privim i kundërligjshëm nga liria”.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 29 prill 2026, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dy viktima meshkuj kosovarë dhe më pas, pa dëshirën e tyre, i kanë futur në veturë duke i dërguar në një kafiteri.
Gjatë kontrollit në tri lokacionet e të dyshuarve, policia ka gjetur dhe konfiskuar një palë pranga dhe një shufër metalike.
Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
PRIVIM I KUNDËRLIGJSHËM NGA LIRIA/ Duhël, Suharekë / 29.04.2026 – 21:32. Më 16.05.2026 janë arrestuar tre të dyshuarit m/k, pasi që me datën e lartcekur kanë sulmuar fizikisht dy viktimat m/k, më pas pa dëshirën e tyre i kanë futur në veturë dhe dërguar në një kafiteri. Gjatë kontrollit në tri lokacionet e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një palë pranga dhe një shufër metalike. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.



