Tre persona të lënduar në një aksident trafiku në hyrje të Mitrovicës: Policia jep detaje

26 shkurt 2024 | 21:23

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në hyrje të Mitrovicës.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, raporton gazeta10.

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Lajmi është konfirmuar për gazeta10 edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 20:17, është raportuar për një aksident trafiku i shkaktuar në rrugën nacionale në hyrje të Mitrovicës. Në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, thuhet në përgjigjen e pilicisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person dyshohet se është kidnapuar sot mes orës 18:00-19:00…