Tre presona të lënduar nga zjarri në ndërtesën ‘Trump Tower’

09 janar 2018 | 15:46

Tre persona janë lënduar nga zjarri i djeshëm që e ka përfshirë objektin, “Trump Tower”, që është rezidenca private e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe e familjes së tij, në Nju Jork.

Në fotografitë nga ajri shiheshin zjarrfikësit në kulm të ndërtesës, derisa tymi i dendur dilte nga një skaj i objektit.

Departamenti i zjarrfikjes i Nju Jorkut ka njoftuar se dy civilë dhe një zjarrfikës ishin trajtuar nga lëndimet që nuk ishin të rrezikshme për jetë.

Flaka është përshkruar si “zjarr i vogël elektrik”, që me të shpejtë ishte vënë nën kontroll.

Ndërtesa 68 katëshe në Avenynë e Pestë në Menhetën, afër Parkut Qendror, përbëhet nga banesa luksoze dhe zyre biznesore.

Në atë kohë, presidenti Trump ishte në Uashington.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka bërë me…