Tre ushtarë amerikanë të vrarë dhe 34 të plagosur nga një sulm me dron në Jordani

28 janar 2024 | 20:32

Tre ushtarë amerikanë janë vrarë në një sulm me dron në Jordani, raporton CNN. Të paktën 34 të tjerë janë plagosur. Është hera e parë që ushtarë amerikanë vriten nga sulmet e armikut në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës së Gazës. Sulmi ndodhi në Kullën 22 në Jordani, pranë kufirit me Sirinë.

Sipas zyrtarëve, ushtarët që po kërkojnë ndihmë ushtarake kanë dëmtime traumatike të trurit, ndërsa baza ushtarake e cila u sulmua gjendet pranë kufirit me Sirinë.

Vazhdon të jetë ende e paqartë se pse mbrojtja amerikane nuk ka arritur ta kapte dronin, i cili paraqet sulmin e parë që nga fillimi i sulmeve ndaj forcave amerikane më 17 tetor.

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden është zotuar se ShBA-të do të hakmerren për sulmin ndaj ushtarëve të vet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka pritur në…