Tregu i Gjelbër në Prishtinë përfshihet nga zjarri

08 qershor 2023 | 22:49

Hapësirat e Tregut të Gjelbër në Prishtinë janë përfshirë nga zjarri këtë mbrëmje.

Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes për të fikur zjarret, të cilat, deri tani, nuk dihet se nga çfarë janë shkaktuar.

Express ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë, mbi lokacionin ku ka shpërthyer zjarri dhe përreth, është shkaktuar një shtëllungë e madhe tymi që ka ndotur qiellin e kryeqytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet SYLEJMANI Ish-të burgosurit politik janë të shumtë te populli…