Treni përplas për vdekje 15-vjeçarin shqiptar në Zvicër

16 nëntor 2020 | 08:53

Një aksident tragjik ka ndodhur në Zvicër, ku një 15-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pasi është goditur nga treni. Lajmin e ka bërë dhënë kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, në një shkrim në “Facebook”.

“Mbrëmë humbi jetën edhe një i ri nga Kosova. Ky është Adrian Ramadani i cili u godit nga treni për vdekje në qytetin Nauchatel. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe farefisit. Ndajmë dhimbjen së bashku”, ka shkruar Pacolli.

Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të dielës, ndërsa tetë të rinj po prisnin që treni të kthehej në Neuchâtel në Zvicër.

Sipas mediave, 15-vjeçari shqiptar u largua nga grupi dhe u drejtua për në shina. Ai nuk e vuri re hyrjen e një treni të Transportit Publik Freiburg në stacion dhe u godit nga pjesa e përparme e automjetit.

Adrian Ramadani, 15-vjeçari i cili humbi jetën tragjikisht në Nauchatel të Zvicrës ishte, me prejardhje nga Panorci i Malishevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SpaceX, kompania e raketave të teknologjisë së lartë e sipërmarrësit…