
Trepça ’89 kërkon auditim të mjeteve financiare të FFK-së nga 2018-ta deri në vitin 2020
11 maj 2020
| 21:36
Trepça’89 ka reaguar në rrjetet sociale pas letrës së dërguar të UEFA-s në drejtim të Federatës së Futbollit të Kosovës për mjetet e dhuruar së fundmi nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, klubi mitrovcas ka kërkuar nga FFK-ja të bëjë transparente se si i ka shpërndarë dhe shpenzuar mjetet e dedikuara nga UEFA.
Tutje, ish-kampioni i Kosovës në futboll ka kërkuar një auditim të mjeteve financiare të FFK-së nga 1 korriku i vitit 2018 deri më 1 maj 2020.
https://www.facebook.com/283707958443601/posts/1639899056157811/