Trepça ’89 merr tri pikë ndaj Arbërisë

09 prill 2021 | 17:06

Trepça ’89 e ka fituar ndeshjen kundër Arbërisë (0-1), e cila i takoi javës së 28-të në Superligë.

Në minutën e tetë, Adenis Shala e shfrytëzoi një asistim të Arbnor Mujës për të realizuar për 0-1. Zabergja dhe Bahtiri provuan të barazojnë rezultatin në pjesën e parë, por pa sukses. Në minutën e 56-të, Trepça ’89 pati dy mundësi të mira shënimi. Fillimisht gjuajtjen e Shalës e pret Kaçiu, derisa goditjen e Jasharit e bllokoi Ibrahimi. Më pas Adenis Shala realizoi, por goli nuk pranohet për shkak të pozitës jashtë loje. Vendasit rastin me të mirë për të barazuar rezultatin e patën në minutën e 75-të, por Marclei Santos nuk shënoi nga penalltia.

Me tri pikët e reja, Trepça ’89 ngritët në vendin e pestë me 35 pikë të grumbulluara. Ndërsa Arbëria është e parafundit me 27 pikë të grumbulluara.

/Epoka e re/  

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së…