Trepça ’89 mposhti Prishtinën

30 shtator 2020 | 17:04

Rezultat befasues është regjistruar edhe në ndeshjen e zhvilluar në “Riza Lushta” në mes Trepçës ’89 dhe Prishtinës, ku fitues dolën vendasit (1-0).

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 0-0, kurse në minutën e 82-të, Arbnor Muja realizoi nga penalltia. Prishtina në pjesën e dytë realizoi një gol, por ai u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Pas javës së katërt, Trepça ’89 ka grumbulluar gjashtë pikë, derisa Prishtina mbetet në kuotën e katër pikëve.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ballkanit po tregohet e fortë në ketë kampionat,…