Trepça e pret Besën

03 mars 2021 | 10:37

Në prag të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet me Rumaninë, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 21-të të Superligës, përkatësisht xhiros së tretë të Superligës A.

Kombëtarja mblidhet të premten, ndërsa ndeshjet me Rumaninë janë javën tjetër. Për këtë arsye ndeshje të Superligës nuk do të ketë në fundjavë dhe gjatë javës së ardhshme.

Sot luhen të gjitha tri ndeshjet e javës së 21-të. Nga ora 18:00 takohen Trepça me Besa Famgasin, ndërsa një orë më vonë nisin ndeshjet Prishtina – Vëllaznimi dhe Kastrioti – Drenica.

Besa Famgas është në vend të parë dhe vlerësohet favorite e madhe ndaj Trepçës së vendit të tretë. Në dy ndeshjet tjera favoritë janë nikoqirët, Prishtina e Kastrioti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas përditësimit të fundit, ka arritur…