“Trepça” në krizë financiare

15 shkurt 2019 | 10:50

Kombinati metalurgjik “Trepça” aktualisht po përballet me nivel të ulët të prodhimit, vështirësi të mëdha financiare dhe me mosmenaxhim të duhur, bëjnë të ditur përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësues të punëtorëve të kësaj ndërmarrje.

Në mungesë të mjeteve, rreth 1300 minatorë të kombinatit metalurgjik “Trepça” ditë më parë kanë marrë vetëm 60 për qind të pagës.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka, në një bisedë për “Radion Evropa e Lirë” ka bërëve dije se “Trepça” vazhdon të ketë vështirësi financiare dhe se sipas tij, kjo vështirësi financiare është përkeqësuar më tepër gjatë grevës që ishte në dy javët e para të këtij viti.

“Në mungesë të punës dhe produktivitetit të nxjerrjes së mineraleve gjatë atyre dy javëve, është shkaktuar një mungesë e prodhimit në një vlerë prej rreth 400 mijë eurosh gjë që ka vështirësuar pjesën e pagesave, por sidoqoftë janë duke u shikuar mundësitë që të rritet produktivit. Është e vërtetë që minatorët janë paguar vetëm 60 për qind, por janë siguruar mjetet dhe do të paguhen deri nesër”, ka thënë Lluka.

Linku i shkrimit të plotë: https://www.evropaelire.org/a/trep%C3%A7a-n%C3%AB-kriz%C3%AB-financiare-/29770535.html.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, është deklaruar publikisht lidhur me…