Trepça thesar i Kosovës, minatorët simbol i punës

29 gusht 2020 | 12:56

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon të promovojë bukuritë dhe pasuritë e Kosovës në postimet e tij të fundit në profilin e vet në “Facebook”.

Sot Hashim Thaçi e nisi ditën duke kujtuar punën e rëndë që bëhet nga minatorët e Trepçës. Ata i quajti edhe simbol të ndershmërisë në ndërtimin e shtetit.

“Trepça, thesar i Kosovës. Çdo ditë e nisin duke shpresuar në fatin e mirë, deri sa punojnë në thellësitë e minierës së Trepçës. Minatorët , simbol i ndershmërisë dhe punës së pandalshme për ta ndërtuar Kosovën”, ka shkruar Thaçi.

 

Fotografia e Hashim Thaçi

Fotografia e Hashim Thaçi

Fotografia e Hashim Thaçi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jo sallë e tejmbushur, asnjë lloj trazire e të qeshura,…